“Shengeni Ballkanik”, ish- ambasadori Tarifa: Askush në Shqipëri nuk është informuar


Gazeta Express
13 Nëntor 2019 22:40

Ish-ambasadori, Fatos Tarifa i ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora bëri me dije faktin se Drejtoria Rajonale për vendet e Ballkanit në Ministrinë e Jashtme nuk është marrë fare me marrëveshjen e “Shengenit Ballkanit”.

Tarifa: Gjithçka është bërë e njohur mes tre individëve. As Ministria e Jashtme, as një rreth i gjerë ambasadorësh, as një rreth ekspertësh të rajonit, asnjë publik më i gjerë nuk janë informuar për çfarë po ndodh. Kjo mungesë e plotë informacioni ushqen skepticizëm tek unë.

Unë e mora me habi një informacion që më dhanë sot se Drejtoria Rajonale për vendet e Ballkanit në Ministrinë e Jashtme nuk është marrë me këtë punë.

Në çdo shtet serioz, çdo marrëveshje, 2-3, apo shumë palëshe do të kalonte në një proces të gjatë studimi, hartimi, përgatitje draftesh që do të miratoheshin paraprakisht, para se të përfundonte një marrëveshje.

Ata që e bëjnë këtë janë specialistët e sistemit në Ministrinë e Jashtme. Ministria e Jashtme është institucioni që e përpunon politikën e jashtme të një vendi.

Te fundit


Kthehu lart