Shëndeti “detyron” Maxhunin të japë dorëheqje


load
Gazeta Express
7 Nëntor 2019 20:18

Ish-shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Shpend Maxhuni, ditën e djeshme dha dorëheqje për shkak të arsyeve shëndetësore.

Ende pa u bëre dy vite nga emërimi i tij, u dorëhoq nga pozita si shef i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.l

Në prill të viti 2018 u emërua si drejtor i Agjencisë së Inteligjencës.

Por, ende pa u mbushur dy vite në këtë pozitë, Shpend Maxhuni dha dorëheqje.

Maxhuni që karrierën në organet e sigurisë e kishte nisur në vitin 1999 në Shërbimin Policor të Kosovës, duket se është larguar për arsye shëndetësore.

Të paktën kështu ka njoftuar kryeministri në detyrë.

Shpend Maxhuni, ishte ngritur në detyrë që nga viti 2001, kur kishte marr gradën toger.

Por, postin më të rëndësishëm ai e mori në vitin 2011.

Ai u emërua drejtor i Policisë së Kosovës, pasi që ishte shkarkuar paraardhësi i tij.

Por, në kohën deri sa ai ka drejtuar institucionin kryesor të sigurisë në vend, brenda kësaj organizate ndodhën disa skandale.

Një nga to ishte vjedhja në Dhomën e Dëshmive në stacionin policor në Pejë, në vitin 2012, ishin vjedhur 25 kilogramë ari.

Kjo ngjarje, mori vëmendje të madhe publike pasi që dyshohej se ishin përfshirë edhe zyrtar policor.

Shpend Maxhuni, ka qenë në thumb të kritikave edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ata e akuzonin si urdhërdhënës i dhunës që ushtrohej nga Polica, mbi aktivistët e vetëvendosjes në protesta të ndryshme.

E një nga rastet më të rënda që kishte ndodhur sa ai ishte drejtor policie, ishte deportimi i 6 shtetasve turq nga Kosova.

Ky operacion ishte udhëhequr nga Agjencia e Inteligjencës, ndërsa dukej se kjo organizatë e kishte marr komandën edhe mbi zyrtarët policor të Kosovës.

Për këtë arsye ishte shkarkuar ish drejtori i Inteligjencës, Driton Gashi.

E në vend të tij  u emërua pikërisht Shpend Maxhuni.

Megjithatë, edhe në këtë institucion. rrugëtimi i Maxhunit u shoqërua me telashe të ndryshme.

Emri i tij u përfol fort edhe kur në fund të viti 2018, djali i tij u kap me një sasi narkotikësh bashkë me disa shok të tij.

Më shumë bujë pati bërë mënyra se si ishte tentuar të heshtej ky rast nga Polica e Kosovës.

E një ditë më parë Shpend Maxhuni, lëshoi zyrën e shefit të inteligjencës.

Dorëheqjen e tij po e shohin me sy kritik, njohësit e fushës së sigurisë.

“Për mua dorëheqja e drejtorit të AKI’së ka qenë e befasishme dhe e papranueshme ku dihet se ende nuk është përzgjedhur kryeinspektori i AKI’së dhe tash me dorëheqjen e tij dhe me mungesën e dy figurave kyqe në punën organizative dhe operative të AKI’së, nuk është veprim i duhur sepse është dashur të pritet të formohet qeveria, pra ky veprim nuk është veprim moral i mirë i tij”, thotë Avni Islami, njohës i fushës së sigurisë.

Deri me tani thuaj se të gjithë udhëheqësit e Agjencisë së Inteligjencës kanë dhënë dorëheqje.

Para Shpend Maxhunit, këtë post e kanë mbajtur edhe Driton Gashi, Agron Selimaj e Driton Smaka.

Te fundit


Kthehu lart