Shembet vinçi në Indi, i zë dhe i lë të vdekur dhjetë persona - Gazeta Express
string(60) "shembet-vinci-ne-indi-i-ze-dhe-i-le-te-vdekur-dhjete-persona"

Gazeta Express

01/08/2020 16:10

Shembet vinçi në Indi, i zë dhe i lë të vdekur dhjetë persona

Gazeta Express

01/08/2020 16:10

Dhjetë persona kanë vdekur të shtunën nga shembja e një vinçi të madh në qytetin Visakhapatnam në jug të Indisë.

Incidenti në kantierin e anijeve ndodhi kur një kran i ri u shemb gjatë testimit të transportimit të peshave të rënda, tha Suresh Babu, zëvendëskomisioner policor.

Lexo Edhe:

Ai shtoi se punëtorët e kërkim-shpëtimit po përpiqen t’i presin pjesët e vinçit. Sipas tij, nëse ka persona të mbijetuar nën objektin e rëndë, ata do të mund të nxirren vetëm pasi të largohet vinçi, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.