Shembet një objekt në Fushë-Kosovë, policia jep detaje


Gazeta Express
22 Prill 2019 21:41

Një objekt është shembur në Fushë-Kosovë, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet e emergjencës.

Ngjarjet e rënda po vazhdojnë këtë të hënë në Kosovë.

Pas dhjetëra rasteve të raportuara, mes tyre edhe tragjedi me vrasje të trefishtë si dhe shembja e objektit në Mitrovicë, një tjetër rast ka ndodhur në Fushë-Kosovë.

Një objekt raportohet se është shembur atje, ndërsa në fotografitë e siguruara nga Gazeta Express, aty shihen policia, ambulanca e zjarrfikësit.

Policia ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Elez Berisha”, në Zonën Industriale në Fushë-Kosovë.

Sipas Policisë, “është shembur një pllakë nga një ndërtesë, e cila është në ndërtim e sipër”.

Policia ka bërë të ditur se “përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për persona të lënduar”. /Express/

Te fundit


Kthehu lart