SHELL Kosova sjell për herë të parë në Kosovë, Formula 1 Scuderia Ferrari


Gazeta Express
16 Korrik 2019 11:51

SHELL për herë të parë në Kosovë po e sjellë Formulën 1 Ferrari me një organizim të jashtëzakonshëm që do të fillojë nga data 17 korrik dhe do te zgjasë deri me 30 korrik ku karvani organizativ me shumë surpriza do të vizitojë të gjitha qytetet e Kosovës.

Qytetarët do të kenë rastin të shohin nga afër bolidin e Ferrarit, të garojnë me simulatorin e formulës si dhe të fitojnë shumë dhurata te veçanta.

Ky organizim i veçantë do te realizohet me sloganin “Mbushe ndjenjën, Formula 1 FERRARI NË QYTETIN TËND.”

SHELL Kosova, brend ky që tashmë është përqafuar nga kosovarët, po vazhdon të sjellë ekskluzivitete në vendin tonë.

Ky organizim do të zhvillohet në pompat SHELL dhe Sheshet e Qyteteve.

SHELL tashmë në vazhdimësi po i furnizon vozitësit në Kosovë me derivatet dhe lubrifikantët me cilësi të lartë të SHELL-it, së bashku me një sërë produktesh tjera kualitative për të përmbushur nevojat e klientëve.

SHELL është shitësi me pakicë numër një i derivateve në botë, me rreth 44,000 pika të brendit SHELL në më shumë se 156 Shtete , të cilat çdo ditë u shërbejnë më shumë se 30 milionë Klientëve në ditë. Ndërsa në Kosovë, Shell zyrtarisht ka filluar operimin vitin e kaluar.

Te fundit


Kthehu lart