Shekerinska për vizitë në batalionin inxhinierik


Gazeta Express
11 Qershor 2019 10:57

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot në kazermën Ilinden do ta vizitojë  batalionin inxhinierik të Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut ku do të takohet me komandantin e njësisë.

Ministrja njëherit do të informojë  për marrëveshjet e nënshkruara për furnizim të 15 makinave të reja inxhinierike në vlerë të tërësishme prej mbi 138 milion denarë.

Siç informon Ministria e Mbrojtjes, me furnizimin e makinave inxhinierike, e para pas 16 viteve të tëra, praktikisht fillon modernizimi  i pajisjes së armatës. Me të do të rritet gatishmëria e Armatës për kryerje të detyrave, ndërsa do të ndikojë edhe në sigurinë e qytetarëve, veçanërisht në kohën e  fatkeqësive elementare, përmbytjeve dhe krizave./Medial/

Te fundit


Kthehu lart