Thaçi në darkë me Palmerin, e shoqëron ambasadorja Çitaku - Gazeta Express
string(56) "thaci-ne-darke-me-palmerin-e-shoqeron-ambasadorja-citaku"

Thaçi në darkë me Palmerin, e shoqëron ambasadorja Çitaku

Gazeta Express

26/02/2020 10:55

Presidenti Hashim Thaçi gjatë qëndrimit të tij në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njofton se e ka takuar të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor.

Thaçi thotë se pati një darkë punë me Palmerin, me shefin e Këshillit të Atlantikut dhe me përfaqësues nga Senati e Kongresi.

Lexo Edhe:

“Në një darkë pune me të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mat Palmer, me shefin e Atlantic Council, Damon Ëilson, me përfaqësues nga Senati, Kongresi dhe nga institucionet qeveritare në Uashington biseduam për mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje finale me Serbinë, e cila do të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara”, ka shkruar Thaçi, transmeton Gazeta Express.

Presidenti ka qenë i shoqëruar në këtë darkë me ambasadoren e Kosovës në Uashington, Vlora Çitakun.

Së fundmi të dy janë përmendur lidhur me skandalin e njohjes së Kosovës nga Xhamajka. Presidenti Thaçi dha lajmin se Kosova e ka marrë njohjen nga ishulli i Karaibeve, gjë që u demantua.

Presidenca i la fajin ambasadores Çitaku për këtë njoftim të rremë. /Express