Shefi i zyrës së OBSH-së në Kosovë: COVID-19 po përhapet për shkak të neglizhencës dhe perceptimit të gabuar - Gazeta Express
string(107) "shefi-i-zyres-se-obsh-se-ne-kosove-covid-19-po-perhapet-per-shkak-te-neglizhences-dhe-perceptimit-te-gabuar"

Shefi i zyrës së OBSH-së në Kosovë: COVID-19 po përhapet për shkak të neglizhencës dhe perceptimit të gabuar

Gazeta Express

15/07/2020 9:23

Shefi i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetit në Kosovë, Skender Syla, ka thënë se përhapja e shpejtë e COVID-19, po vjen edhe nga neglizhenca, por edhe nga perceptimi i gabuar.

Syla përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është gabim që maska nuk po mbahet në secilin vend.

Lexo Edhe:

Siç tha ai, maska duhet të bartet edhe gjatë komunikimit me të afërmit, me kolegët e punës por edhe me miqtë e afërt.

“Pse po përhapet kaq shpejt COVID-19,përpos tjerash edhe nga neglizhenca dhe perceptimi i gabuar; Ata janë kolegët e mi dhe unë mund të flasë pa maskë, ata janë miqtë e mi dhe unë mund të flasë pa maskë, ata janë të afërmit e mi dhe unë mund të flasë pa maskë. Mos bëni gabime të tilla. Secili potencialisht mund të jetë i infektuar. MBANI MASKË përherë jo për dekor por për të mbuluar gojën dhe hundën. Mbroni veten dhe shoqërinë tuaj”, shkruan Syla.