Shefi i sigurimit shpjegon pse Haaland u përzë nga klubi i natës - Gazeta Express
string(64) "shefi-i-sigurimit-shpjegon-pse-haaland-u-perze-nga-klubi-i-nates"

Shefi i sigurimit shpjegon pse Haaland u përzë nga klubi i natës

Gazeta Express

13/07/2020 15:58

Shefi i sigurimit në klubin e natës në Norvegji, nga i cili u përzë ylli Erling Haaland, ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë me sulmuesin e Borussia Dortmundit.

Video të publikuara në rrjetet sociale treguan sesi Haaland u largua me forcë nga rojet e sigurimit nga klubi i natës në fundjavë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Madje edhe babai i Haalandm Alf-Inge, u tall me djalin e vet 19-vjeçar, duke thënë: “Forca Erling, ktheju punës. Jeta e natës në një qytet të madh nuk është për ty”.

Megjithatë, duket se ka pasur një keqkuptim në këtë situatë.

Christopher Naesheim, shefi i sigurimit në këtë klub ka thënë: “Erling nuk ishte i dehur. Ai ishte bashkëpunues dhe tregoi mirëkuptim të plotë rreth kësaj situate, pasi folëm me të jashtë klubit”.

“Por sigurimi ishte i vetëdijshëm për turmën përreth Erling Braut Haaland dhe për të shkak të rregullave për Covid-19 u desh t’i kërkonim atij të dilte jashtë. Sigurimi e dinte se tifozët nuk do të ndaleshin duke e rrethuar atë për t’i kërkuar autografe dhe për të bërë fotografi me të”, shtoi ai. /Gazeta Express/