Shefi i OKB-së i alarmuar nga vuajtjet e sirianëve në zonën e konfliktit - Gazeta Express
string(72) "shefi-i-okb-se-i-alarmuar-nga-vuajtjet-e-sirianeve-ne-zonen-e-konfliktit"

Shefi i OKB-së i alarmuar nga vuajtjet e sirianëve në zonën e konfliktit

Gazeta Express

19/02/2020 12:28

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, është i alarmuar nga situata humanitare në pjesën veriore të Sirisë, ku rreth 900 mijë banorë janë detyruar të shpërngulen që nga dhjetori për shkak të ofensivës së forcave qeveritare, të përkrahura nga ushtria ruse.

“Guterres është i alarmuar nga përkeqësimi i shpejtë i situatës humanitare në pjesën veriperëndimore të Sirisë dhe vuajtjet tragjike të civilëve”, tha zëdhënësi i sekretarit të OKB-së, Stephane Dujarric përmes një deklarate.

Lexo Edhe:

Shefi i Kombeve të Bashkuara bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm mes grupeve të opozitës dhe regjimit sirian, të përkrahur nga Rusia dhe Irani, shkruan “Anadolu”, transmeton Gazeta Express.

“Ligji humanitar ndërkombëtar duhet të respektohet. Nuk ka zgjidhje ushtarake”, tha zëdhënësi Dujarric, duke shtuar se rruga e vetme drejt stabilitetit është zgjidhja politike e ndërmjetësuar nga OKB-ja.

Ai gjithashtu tha se përleshjet e armatosura po u afrohen zonave me vendbanime të dendura dhe se sirianët po detyrohen të shpërngulen në mot të acartë për të kërkuar vende të sigurta.

Ofensiva e forcave qeveritare në Idlib ka ndikuar që qindra mijëra njerëz të largohen për shkak të frikës nga sulmet ajrore.