Shefi i Liverpoolit i qëndron pranë në spital tifozit të të kuqve


Gazeta Express
18 Shtator 2019 16:33

Shefi ekzekutiv i Liverpoolit, Peter Moore, ka qëndruar në spital pranë tifozit të lënduar të të kuqve, i cili ishte zënë në pritë në një kafene në Napoli para ndeshjes së Ligës së Kampionëve të martën mbrëma.

Tifozi e kishte humbur vetëdijen, pas pjesës së parë në humbjen e Liverpoolit kundër Napolit, për shkak të humbjes së madhe të gjakut, sipas mediave britanike, transmeton Gazeta Express.

Policia në Merseyside njoftoi se dy tifozë të Liverpoolit ishin sulmuar në një kafene para ndeshjes që kishte nisur në orën 21:00.

Ata ishin sulmuar nga një grup njerëzish me skuterë dhe kanë pësuar çarje dhe lëndime të lehta.

Të dy këta burra të moshës 26 dhe 46 vjeçe nga Britania e Madhe, ishin trajtuar në vendin e ngjarjes para se të shkonin në stadium për ta parë ndeshjes.

“Jam me të në spital tani”, ka shkruar Moore në Twitter para orës 1:00 të mëngjesit. “Nuk do ta lëmë vetëm derisa të sigurohemi se ai është mirë”. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart