Shefi i La Ligës e akuzon presidentin e FIFA-s se qëndron prapa Superligës Evropiane - Gazeta Express
string(84) "shefi-i-la-liges-e-akuzon-presidentin-e-fifa-s-se-qendron-prapa-superliges-evropiane"

Futboll

Gazeta Express

12/05/2021 15:40

Shefi i La Ligës e akuzon presidentin e FIFA-s se qëndron prapa Superligës Evropiane

Futboll

Gazeta Express

12/05/2021 15:40

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka thënë se presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, qëndron prapa projektit të dështuar për Superligën Evropiane.

Tebas pretendon se Infantinos i referohen si “W01” në dokumentet sekrete të Superligës në të cilat ai ka qasje, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Ai qëndron prapa Superligës dhe këtë ai kam thënë edhe atij personalisht. E kam thënë më herët dhe do ta them prapë, prapa gjithë kësaj qëndron presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. Ai po bën trysni, po thotë gjëra…” tha Tebas.

Infantino bashkë me FIFA-n dolën kundër projektit për krijimin e Superligës nga 12 klube evropiane më 18 prill.

Superliga u krijua nga 12 klube si anëtare themeluese, por nëntë prej tyre – Manchester United, Liverpool, Manchester City, Chelsea, Tottenham Hotspur, Arsenal, AC Milan, Inter Milan dhe Atletico Madrid – janë tërhequr dhe kanë arritur marrëveshje me UEFA-n.

Klubet që u tërhoq e nënshkruan një “Deklaratë Përkushtimi të Klubit” me shtëpinë e futbollit evropian javën e kaluar, e cila e përfshirë një varg hapash riintegrimi.

Por Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi janë ende pjesë e projektit. /Gazeta Express/