Shefi i BE-së në Kosovë thotë se në Bruksel duhet të diskutohet për Asociacionin - Gazeta Express
string(80) "shefi-i-be-se-ne-kosove-thote-se-ne-bruksel-duhet-te-diskutohet-per-asociacionin"

Shefi i BE-së në Kosovë thotë se në Bruksel duhet të diskutohet për Asociacionin

Gazeta Express

29/09/2020 13:15

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomash Szunyog, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është temë e hapur e se për të duhet të flitet në Bruksel në kuadër të marrëveshjes finale mes Kosovës e Serbisë.

Pas takimeve me udhëheqës të Mitrovicës së Jugut dhe asaj të Veriut, Szunyog ka folur për investimet që BE-ja ka bërë në këtë pjesë në një konferencë për media.

Lexo Edhe:

Ai ka thënë se nuk e ka idenë se kur do të hapet ura e Ibrit në Mitrovicë, e rinovuar nga vetë BE-ja. Ai tutje ka thënë se duhet pajtim mes palës kosovare dhe asaj serbe që të bëhet hapja e urës për qarkullim normal.

Sipas Szunyogut, BE-ja i kushton vëmendje të posaçme veriut të Kosovës dhe zhvillimit të kësaj pjese, derisa ka shtuar se BE-ja është duke e lehtësuar dialogun.

Kosova e Serbia ishte paraparë të takoheshin të hënën në Bruksel në kuadër të dialogut. Takimi ishte shtyrë nën arsyetimin për kujdes ndaj pandemisë. Por deri tash, pandemia s’kishte paraqitur fare problem për takimet e ndërmjetësuara nga përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak.

Problemet u shfaqën kur Serbia kërkoi që në rend dite të futej tema e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, gjë që u kundërshtua nga pala kosovare. Madje kryeministri Avdullah Hoti e cilësoi temë të mbyllur çështjen e asociacionit.