Shefi i BE-së në Kosovë reagon pas zgjedhjes së drejtorit të ri të AKI-së - Gazeta Express
string(73) "shefi-i-be-se-ne-kosove-reagon-pas-zgjedhjes-se-drejtorit-te-ri-te-aki-se"

Shefi i BE-së në Kosovë reagon pas zgjedhjes së drejtorit të ri të AKI-së

Lajme

Gazeta Express

15/04/2021 14:20

Shefi i BE-së në Kosovë , Tomas Szunyog ka përgëzuar emërimin e shefit të ri të AKI-së, raporton Gazeta Express.

Ambasadori Szunyog ka thënë se është i gëzuar që i diplomuari i programit të BE-së për bursa post-diplomike është zgjedhur drejtor i AKI-së.

Lexo Edhe:

“I gëzuar të shoh që njëri nga të diplomuarit e programit të BE-së për bursa Young Cell Scheme është emëruar drejtor i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Të diplomuarit e këtij programi kanë potencial të madh. I gëzuar që ata mund të kontribuojnë direkt në kapacitetet institucionale të Kosovës”, ka shkruar ai.

Presidentja Vjosa Osmani dhe kreu i Qeverisë, Albin Kurti kanë marrë vendim për të emëruar drejtorin e ri të AKI-së.

Në njoftimin për media të dërguar pak minuta më parë nga zyra e presidentit, është bërë e ditur se në këtë pozitë është emëruar Petrit Ajeti.