Eva Dumani një nga vajzat në kampin Al Hol në Siri, është ndër emrat më të lakuar në media këto ditë, pasi ajo nuk ka pranuar të kthehet.
Deklarata këto të cilat nuk janë krejt me vend sipas dajës së saj, dhe që mund ti rrezikojë edhe jetën përmendja në media.
Sonte shefi i Operacioneve Speciale Antiterrorizëm në Policinë e Shtetit, Indrid Doda dha shpresë se Eva Dumani mund të kthehet në atdhe së shpejti.
I ftuar në emisionin ‘Open’, në Top Channel, Doda tha se:
“Qarkullojnë zëra brenda kampit që thonë se largimi nga kampi bëhet për një vend tjetër. Unë nuk dua të përgjigjem kësaj pyetjeje, pasi mendoj që së shpejti do të keni mundësinë ta pyesni vetë Evën”.
Ndërsa gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu dëshmoi se:
“Ne gazetarëve na lejohet të japim të dhëna. Floresha Rasha ka një histori të dhimbshme. Ajo është plagosur me snajper. Nuk e dimë nëse ka qenë ajo objektiv apo jo. Rasha ka humbur vajzën në një bombardim ajror.
Gjithashtu në luftime ka humbur bashkëshortin. Gjatë qëndrimit atje është martuar edhe dy herë të tjera, ku dhe dy bashkëshortët e tjerë i ka humbur”.