Shefi ekzekutiv i Atleticos: Griezmann do t’i bashkohet Barcelonës


Gazeta Express
12 Qershor 2019 21:22

Shefi ekzekutiv i Atletico Madridit, Miguel Angel Gil Marin, ka zbuluar se Antoine Griezmann do t’i bashkohet Barcelonës këtë verë.

Antoine Griezmann tronditi muajin e kaluar kur njoftoi se ka vendosur të largohet nga Atletico Madridi, vetëm një vit pasi e zgjati kontratën me klubit nga kryeqyteti spanjoll pasi e kishte refuzuar Barcelonën publikisht, transmeton Gazeta Express.

Por, një vit më vonë sulmuesi francez do t’i bashkohet pikërisht kampionit spanjoll, gjithmonë sipas Gil Marin.

Gil Marin nuk ngurroi të përgjigjej kur u pyet në një intervistë për Movistar se ku do të luajë Griezmann sezonin e ardhshëm, duke thënë se 27-vjeçari do të kalojë në Barçë.

“Unë e di se ku do të luajë Antoine Griezmann: në Barcelonë. Kjo gjë është e ditur që prej muajit mars”, tha Gil Martin për Movistar. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart