SHBA’të po vendosin trupa në Poloni, Rusia i përgjigjet


Gazeta Express
11 Qershor 2019 22:59

Polonia ka kohë që ka kërkuar një prezencë më të madhe ushtarake nga SHBA-ja në mënyrë që kjo të shërbejë si pengesë nga ndikimi rus.

Washingtoni ka bërë një strategji të kujdesshme për vendosjen e trupave në këtë vend. Por kjo ka ndërruar qe prej se Donald Trump ka ardhur në pushtet.

Për më shumë se një vjet, SHBA dhe Polonia janë në bisedime rreth një marrëveshje, dhe kjo pritet të nënshkruhet përfundimisht në një shtator.

Por kjo ka bërë që Moska të shtojë prezencën e saj në kufirin me Poloninë.

Duke qenë se Polonia ndodhet mes vijave të Rusisë dhe Perëndimit, ajo shpesh ka kërkuar një prezencë të shtuar si garanci për sigurinë nga SHBA-ja. Përkundër se është pjesë e NATO-s që nga viti 1999, vendit i mungon fuqia ushtarake që kanë shtetet tjera antare si Gjermania dhe Italia.

Andaj Polonia ndihet e dobët ndaj ndikimit rus. Dhe konflikti në Ukrainë vetëm sa e ka konfirmuar frikën e tyre.

Trump është i kënaqur me Poloninë pasi që është ndër shtetet e pakta që kanë kryer obligimet e tyre ndaj aleancës euroatlantike.

Përgjigja e Rusisë është një shtim i prezencës në shtetin e Bjellorusisë. Ajo është partneri kryesor rus. Aty pritet që shteti rus të ndërtojë baza ushtarake si kundërpërgjigje ndaj ndërtimit të bazave amerikane në Poloni. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart