SHBA vijon negociatat për reformën zgjedhore - Gazeta Express
string(44) "shba-vijon-negociatat-per-reformen-zgjedhore"

Gazeta Express

03/06/2020 12:56

SHBA vijon negociatat për reformën zgjedhore

Gazeta Express

03/06/2020 12:56

Në rezidencën e ambasadës së SHBA-ve, ambasadorja Yuri Kim, Luigi Soreca, ambasadori i Britanisë dhe ODIHR, kanë vijuar negociatat edhe këtë të mërkurë me palët, për arritjen e një konsensusi për reformën zgjedhore.

Pas mëse një ore takime mes përfaqësuesve të opozitës/maxhorancës me ambasadorët, palët politike janë tërhequr. Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili i janë drejtuar selisë blu për konsultime me Lulzim Bashën, ndërsa Damian Gjiknuri i është drejtuar PS-së.

Lexo Edhe:

Ndërkohë diplomatja amerikane Yuri Kim ka njoftuar se do të ketë një deklaratë për mediat gjatë pasdites, teksa ende një marrëveshje nuk është arritur. Mbetet për t’u parë nëse pas dështimit të djeshëm, palët do ta gjejnë sot një konsensus për produktin e përbashkët të reformës zgjedhore./Express