SHBA-ja i dhuron tjetër donacion Ministrisë së Shëndetësisë - Gazeta Express
string(61) "shba-te-i-dhurojne-tjeter-donacion-ministrise-se-shendetesise"

SHBA-ja i dhuron tjetër donacion Ministrisë së Shëndetësisë

Gazeta Express

28/10/2020 12:37

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar donacion Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan Gazeta Express.

Donacioni i radhës nga SHBA-ja është pajisje mbështetëse për oksigjen.

Lexo Edhe:

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se SHBA-të po vazhdojnë ta mbështesin shëndetësinë e Kosovës.

“Bashkë me Kolonel, Stephen A. Rose dhe Major, Courtney Olson morëm pjesë në pranim-dorëzimin e këtij donacioni. Përmes misioneve të saja civile dhe ushtarake, ShBA-ja na ka dhuruar pajisje të ndryshme si respiratorë̈, pajisje termo-skanerë, pajisje mbrojtëse profesionale për personelin shëndetësor po edhe ndihma të tjera”, shkroi Zemaj në Facebook.

Ai teksa falënderoi kolonelin Rose dhe Major Olson tha se Kosova është e bekuar me miqësinë e Amerikës.

SHBA-të vazhdimisht kanë ndihmuar Kosovën me pajisje shëndetësore për luftimin e pandemisë COVID-19. /Express/