SHBA rekomandon vaksinimin kundër Covid-19 për gratë shtatzëna - Gazeta Express
string(62) "shba-rekomandon-vaksinimin-kunder-covid-19-per-grate-shtatzena"

SHBA rekomandon vaksinimin kundër Covid-19 për gratë shtatzëna

Lajme

Gazeta Express

01/08/2021 18:55

Dy organizata kryesore  obstetrike në SHBA, rekomanduan të premten, 30 korrik, se gratë shtatzëna duhet  të vaksinohet kundër Covid-19.

Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG) dhe Shoqëria për Shëndetin e Nënave (SMFM) thanë se rekomandimi i tyre bazohet në dëshmitë e mijëra grave  që ishin shtatzënë se vaksinat janë të sigurta për t’u përdorur gjatë shtatzënisë, shkruan CNN.

Lexo Edhe:

Infektimi me Covid-19 i vë gratë shtatzëna në rrezik të shtuar nga komplikimet e rënda, madje edhe vdekje. Por, vetëm 22% e grave kanë marrë një ose më shumë doza të vaksinës kundër Covid-19, thuhet në të dhënat e Qeverisë amerikane. Kjo shifër është e ulët krahasuar me numrin e përgjithshëm të vaksinuarve në SHBA, ku pothuajse 70% e popullsisë së rritur në SHBA kanë marrë një ose dy doza të vaksinës.

“Vaksinimi kundër Covid-19 është metoda më e mirë për të ulur mundësinë e ndërlikimeve të nënave dhe fetusit nga infeksioni me COVID-19 te gratë shtatzëna”, tha doktori William Groman, president i Shoqatës për Shëndetësi të Nënave.

Rekomandimi që gratë shtatzëna të marrin vaksinën, sipas këtyre dy grupeve shëndetësore, erdhi për shkak të rritjes së shqetësimeve nga varianti Delta, i cili është më ngjitës dhe që po përhapet me shpejtësi në mbarë Shtetet e Bashkuara.