SHBA për zhvillimet në Veri: Institucionet e Kosovës janë plotësisht legjitime - Gazeta Express
string(77) "shba-per-zhvillimet-ne-veri-institucionet-e-kosoves-jane-plotesisht-legjitime"

Lajme

Gazeta Express

17/09/2024 20:50

SHBA për zhvillimet në Veri: Institucionet e Kosovës janë plotësisht legjitime

Lajme

Gazeta Express

17/09/2024 20:50

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, duke folur në 25 vjetorin e National Democratic Institute (NDI) në Kosovë, ka bërë disa deklarata të cilat duket se i referohen zhvillimeve të fundit.

Javën që shkoi Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq duke i bërë publike “masat”  e tij në 7 pika kërkoi kthimin e gjendjes së mëparshme në Veri.

Për diplomatin kryesor amerikan në Kosovë institucionet janë legjitime përfshirë ato në pjesën veriore.

“Prandaj, ne nuk iu japim rëndësi përpjekjeve për të vënë në mëdyshje statusin e Kosovës apo të institucioneve të saj”, nënvizoi ai

“Kushtetuta e Kosovës është legjitime. Institucionet e Kosovës janë plotësisht legjitime. Jemi të lumtur për përkrahjen që kemi dhënë për ndërtimin e këtyre institucioneve”, shtoi Hovenier, shkruan Express.

Duke elaboruar më tej, Hovenier tha se qëndrimi i SHBA është i qartë dhe se s’do të ndryshojë.

“Do doja të marrë ca minuta për të rikujtuar pozicionin e Qeverisë së SHBA-së për Kosovën. Po e bëj këtë sepse mendoj se është shumë e rëndësishme që të mos ketë keqkuptime apo keqprezentim të pozicionit të SHBA-së. Më 2008, SHBA e njohu Kosovën si shtet sovran të pavarur dhe sovran. Ne e bëmë këtë gjë bazuar në zotimet e qarta të lidershipit të atëhershëm që ata do të implementojnë plotësisht zotimet e bëra në Planin e Ahtisarit për të ndërtuar një shtet demokratik, multietnik dhe gjithëpërfshirës. Qëndrimi i SHBA-së është i pandryshuar, është i qartë dhe s’do të ndryshojë”, ka thënë Hovenier.