SHBA jep alarmin: Rusia po ndërton në Artik bazën bërthamore, do krijojë cunami radioaktiv - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

05/04/2021 14:15

SHBA jep alarmin: Rusia po ndërton në Artik bazën bërthamore, do krijojë cunami radioaktiv

Lajme

Gazeta Express

05/04/2021 14:15

Rusia po grumbullon një forcë të paparë ushtarake në Arktik dhe po teston armët e saj më të reja në një rajon pa akull për shkak të emergjencës së klimës, në një përpjekje për të siguruar bregdetin e saj verior dhe për të hapur një rrugë kyçe transporti nga Azia në Evropë.

Ky është alarmi që media prestigjioze amerikane, CNN jep me anë të një artikulli që e shoqëron me pamje satelitore momentet e stërvitjes së ushtrisë ruse.

Lexo Edhe:

Ekspertët e armëve dhe zyrtarët perëndimorë, sipas CNN kanë shprehur shqetësim të veçantë për një ‘super-armë’ ruse, silurin Poseidon 2M39. Zhvillimi i këtij siluri bërthamor po ecën shpejt me Presidentin rus Vladimir Putin duke kërkuar një azhurnim në një “fazë kyçe” të provave në shkurt nga ministri i tij i mbrojtjes Sergei Shoigu, me prova të mëtejshme të planifikuara këtë vit, sipas raporteve të shumta në mediat shtetërore.

Pamjet satelitore të siguruara nga CNN, tregojnë një ndërtim me ritme të ngadalta, por të vazhdueshme të bazave ushtarake ruse, si dhe ndërtimin e armëve të reja te teknologjisë së lartë, në vijën bregdetare të Arktikut.

Foto e Video/ SHBA jep alarmin, Rusia po ndërton në Artik bazën

Ky silur i padukshëm pa pilot mundësohet nga një reaktor bërthamor dhe është ndërtuar nga projektuesit rusë për reaguar ndaj mbrojtjes të bregdetit – si ato të SHBA – nga bregdeti e detit.

Pajisja ka për qëllim të japë një silur me megatonë të shumtë, sipas zyrtarëve rusë, duke shkaktuar valë radioaktive që do të bënin pjesë të vijës bregdetare duke i kthyer si të pabanueshme për dekada.

Në nëntor, Christopher A Ford, asistent sekretar i shtetit për Sigurinë Ndërkombëtare dhe Mos Përhapjen e Armëve, tha se Poseidon është projektuar për të “përmbytur qytete bregdetare të SHBA me cunamin radioaktiv”.

Foto e Video/ SHBA jep alarmin, Rusia po ndërton në Artik bazën

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit i tha për CNN se: “Është e qartë se ka një sfidë ushtarake nga rusët në Arktik”, duke përfshirë rindërtimin e bazave të vjetra të Luftës së Ftohtë dhe ndërtimin e objekteve të reja në Gadishullin Kola pranë qytetit Murmansk.

Imazhet tregojnë forcimin e ngadaltë dhe metodik të bazave ajrore dhe bazave “trefoil”, një model i tërfilit që ka tre ngjyrat e flamurit rus, të bardhën, të kuqen dhe blunë.Video Player