Këshilltari i Nismës i bashkohet AAK-së - Gazeta Express
string(39) "keshilltari-i-nismes-i-bashkohet-aak-se"

Gazeta Express

25/02/2020 14:22

Këshilltari i Nismës i bashkohet AAK-së

Gazeta Express

25/02/2020 14:22

Që nga sot Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvendin Komunal në Gjilan, iu bashku Mustafë Rexhepi.

Këtë e ka bërë të ditur kryetar i degës së AAK-së në Gjilan, Rexhep Kadriu.

Lexo Edhe:

“Tani, në Kuvendin Komunal në Gjilan, AAK-ja përfaqësohet me katër anëtarë, që e bënë aleancën forcë serioze politike në institucionin më të lartë në nivel lokal. Jemi të vendosur që bashkë me njerëzit që kanë dëshmuar pjekuri politike në qeverisje, qoftë në nivel lokal, qoftë në atë qëndror, ta bëjmë aleancën bartëse të përgjegjësive kryesore në Gjilan”, ka shkruar ai.

“Ish-ministri i Tregtisë, Bajram Hasani, drejtorë komunalë, anëtarë të Kuvendit Komunal nga radhët e Aleancës dhe struktura e partisë në Gjilan, puna dhe angazhimi i të cilëve na bënë të besojmë se jemi alternativë serioze dhe e vetme, që mund ta shndërrojë Gjilanin në qytet të matshëm me qytetet e shteteve më të zhvilluara”, ka shkruar Rexhepi në Facebook.