ShBA-ja e anulon dërgimin e luftanijeve në Detin e Zi, s’dihet pse - Gazeta Express
string(64) "shba-ja-e-anulon-dergimin-e-luftanijeve-ne-detin-e-zi-sdihet-pse"

ShBA-ja e anulon dërgimin e luftanijeve në Detin e Zi, s’dihet pse

Lajme

Gazeta Express

15/04/2021 12:05

Shtetet e Bashkuara e kanë anuluar dërgimin e dy luftanijeve përmes ngushticave turke drejt Detit të Zi, thanë të mërkurën burimet diplomatike.

Më 9 prill, Ministria e Jashtme e Turqisë mori një njoftim zyrtar nga Shtetet e Bashkuara për kalimin e luftanijeve nga Deti Mesdhe në Detin e Zi përmes Ngushticës së Bosforit dhe Ngushticës së Dardaneleve, që ndodhen në territorin e Turqisë.

Lexo Edhe:

Sipas njoftimit, ishte planifikuar që luftanijet të arrijnë në Detin e Zi më 14 dhe 15 prill dhe të qëndrojnë atje deri më 4 dhe 5 maj, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.

Njoftimi për dërgimin e luftanijeve në Detin e Zi u dërgua në kohën e shtimit të tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës pas raportimeve për grumbullimin e trupave ruse në Krimenë e pushtuar dhe përgjatë kufirit me Ukrainën.

Javëve të fundit, Rusia disa herë e ka kërcënuar Ukrainën se ky shtet do të zhdukej në rast të fillimit të një lufte të re dhe ka dërguar trena të mbushur me mjete të rënda ushtarake në Krime.

Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe NATO-ja kanë bërë thirrje për tërheqjen e trupave ruse nga zona kufitare. Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i kanë ofruar përkrahje të palëkundur Ukrainës.