ShBA-ja burgos ushtarin që e kritikoi Pentagonin për Afganistanin - Gazeta Express
string(65) "shba-ja-burgos-ushtarin-qe-e-kritikoi-pentagonin-per-afganistanin"

ShBA-ja burgos ushtarin që e kritikoi Pentagonin për Afganistanin

Lajme

Gazeta Express

28/09/2021 10:09

Një marins amerikan, i burgosur për kritikat ndaj udhëheqësve ushtarakë rreth tërheqjes kaotike nga Afganistani, vetëm “ka kërkuar llogaridhënie”, tha familja e tij.

Stuart Scheller publikoi një video në faqen e tij në Facebook më 26 gusht, duke i kritikuar vendimet e ushtrisë amerikane, kur trupat ishin të pranishëm në Afganistan dhe pas tërheqjes së tyre. Prej asaj kohe, ai ka publikuar rregullisht video, shpesh duke u ankuar se i është kërkuar që të mos bëjë një gjë të tillë.

Lexo Edhe:

Një zëdhënëse e Komandës për Trajnimin dhe Edukimin e Trupave të Marinës konfirmoi se Scheller ndodhet në mbajtje paragjyqësore, shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.

Babai i ushtarit të ndaluar tha në një intervistë se i biri i tij vetëm ka kërkuar llogaridhënie. “E tëra që ka bërë djali ynë janë pyetjet që të gjithë po ia bënin vetes, por ishin shumë të frikësuar për të folur me zë. Ai kërkonte llogaridhënie”, tha babai i ushtarit.

Ai njoftoi se i biri pritet të paraqitet në një seancë gjyqësore të enjten. Videoja e publikuar më 26 gusht nga ushtari është shikuar miliona herë dhe është komentuar nga mijëra njerëz. Ushtari ka thënë se është “vërshuar” nga kërkesat për miqësi dhe mesazhet e përkrahjes.

Në një postim në rrjete sociale, ky ushtar kishte shkruar: “Çfarë ndodh, kur e tëra që bën është që e flet të vërtetën dhe askush nuk dëshiron ta dëgjojë atë? Por ndoshta ata mund të ndalen së dëgjuari, sepse unë jam i çmendur, apo jo?”