SHBA, Franca dhe Gjermania u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre të jenë vigjilentë në Turqi - Gazeta Express
string(88) "shba-franca-dhe-gjermania-u-bejne-thirrje-qytetareve-te-tyre-te-jene-vigjilente-ne-turqi"

Gazeta Express

27/01/2023 23:51

SHBA, Franca dhe Gjermania u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre të jenë vigjilentë në Turqi

Gazeta Express

27/01/2023 23:51

Franca dhe Shtetet e Bashkuara u bënë thirrje sonte qytetarëve të tyre në Turqi që të jenë “vigjilentë” ndaj rrezikut të sulmeve  në shenjë hakmarrjeje për djegien e Kuranit në Suedi dhe Danimarkë gjatë protestave antiturke.

“Në dritën e incidenteve të fundit të djegies së Kuranit, qeveria amerikane po paralajmëron qytetarët e saj për sulme të mundshme terroriste kundër vendeve të adhurimit në shenjë hakmarrjeje kundër Turqisë,” njoftoi Ambasada e SHBA në Ankara.

Lexo Edhe:

“Terroristët mund të sulmojnë pa paralajmërim dhe të synojnë vendet e adhurimit të frekuentuara nga perëndimorët,” tha ambasada. Misioni diplomatik amerikan këshillon qytetarët amerikanë që të qëndrojnë “vigjilentë,  dhe të shmangin turmat“.

Në të njëjtën kohë, misioni diplomatik francez në Ankara dërgoi një mesazh të ngjashëm me email për qytetarët e tij në atë vend, duke iu referuar paralajmërimit të SHBA.

“Rreziku i një sulmi terrorist në Turqi mbetet i lartë, siç kujtohet nga paralajmërimi i lëshuar për arsye sigurie nga ambasada amerikane më 27 janar 2023, francezëve që banojnë ose kalojnë nëpër Turqi u kërkohet të jenë në gatishmëri maksimale, veçanërisht në vende grumbullimi që ka të ngjarë të frekuentohen nga shtetas të huaj, duke përfshirë vendet e kultit.”

Ky njoftim do të postohej sonte në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe atë të ambasadës franceze në Ankara, shpjegoi një diplomat për AFP. Gjermania dhe Italia gjithashtu paralajmëruan qytetarët e tyre për rrezikun e sulmeve. Demonstratat u zhvilluan javën e kaluar në Stokholm dhe sot në Kopenhagë, gjatë të cilave kopjet e Kuranit, librit të shenjtë mysliman, u dogjën nga një ekstremist që pretendon se po proteston kundër vetos së Turqisë ndaj anëtarësimit të Suedisë në NATO.