Anëtarët e Këshillit Politik të reformës zgjedhore pritet të takohen këtë të martë me tre ambasadorët e SHBA-ve, Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe, në një tjetër përpjekje të këtyre të fundit për të sjellë palët me afër një produkti të përbashkët për reformën zgjedhore.
Pavarësisht se afati i vendosur nga vetë palët më 31 maj skadoi, ndërkombëtarët kanë vijuar me ngulm takimet për të nxjerrë një produkt nga reforma zgjedhore, krijimi dhe aplikimi i të cilës mbetet një kusht i BE-së për një Shqipëri që hap negociatat.
Ende nuk dihet se në çfarë ore pritet të mbahet takimi, teksa ditën e djeshme ambasadorët patë një takim në selinë blu me liderin e opozitës Lulzim Basha./Express
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...