SHBA, administrata e Trump fut Huawei në ‘listën e zezë’


Gazeta Express
16 Maj 2019 18:18

Ka ende tensione mes SHBA-ve dhe Kinës ende për rastin Huawei. Gjigandi i telekomunikacionit kinez dhe 70 filialet e saj janë futur në ‘listën e zezë’ të kompanive tregtare. Masa, e dhënë nga vetë ministri i Tregtisë, Wilbur Ross,  do ta bëjë më të vështirë për Huawei të blejë pjesë dhe komponentë të shoqërisë amerikane.

“Vendimi i ndalimit për të operuar në SHBA do të mbarojë në dëmtim të kompanive dhe konsumatorëve”-ishte replika e shoqërisë.

Vendimi, i  mbështetur nga presidenti Donald Trump, do të ndalojë teknologjinë amerikane për t’u përdorur nga shoqata në të huaja në mënyrë të tillë që të mos minojë sigurinë kombëtare amerikane- ka shpjeguar Ross, apo interesat e politikës së huaj./Express/

Te fundit


Kthehu lart