Sharapova nuk dorëzohet, zbulon dëshirën e madhe


Gazeta Express
14 Gusht 2019 11:20

Tenistja ruse Maria Sharapova synon një paraqitje të mirë në grand slam-in e US Open që nis më 26 gusht në Nju Jork. Për këtë arsye, ajo ka vendosur të luajë në të dy turnetë Masters që i paraprijnë këtij turne: Montreal dhe Sinsinati.

Në turneun kanadez, bukuroshja ruse u eliminua shpejt nga Anett Kontaveit, ndërsa në Sinsinati ajo po bën një paraqitje më të mirë.

Po mundohem që gradualisht të rikuperoj fizikisht për të qenë në US Open në 100% të formës”, tha rusja.

Po luaj gjithnjë e më mirë, ndaj shpresoj që në US Open të jem në një shkallë më të lartë dhe të fitoj. Nuk e mohoj që triumfi në një grand slam më mungon shumë. Kam më shumë se 10 vjet që nuk fitoj në një turne të madh dhe shpresoj që US Open i këtij viti të jetë i duhuri”, shtoi Sharapova.

Tenistja ruse ka fituar 5 grand slam në karrierën e saj. Në Nju Jork ka triumfuar në vitin 2006, por vitet e fundit ka humbur shkëlqimin.

Disa dëmtime të shpeshta nuk e kanë lejuar që të jetë konstante, por javët e fundit është stërvitur rregullisht dhe po luan më shpesh. /Telesport/

Te fundit


Kthehu lart