Zvicra e Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës dhe Ardon Jasharit ka marrë pikët e para në Botëror, duke e mposhtur skuadrën e Kamerunit.
Zvicra e mposhti minimalisht 1:0 Kamerunin në ndeshjen e parë të tyre në Kampionatin Botëror, shkruan Gazeta Express.
Xherdan Shaqiri asistoi në golin e vetëm të shënuar të helvetikëve.
Pas ndeshjes, vet Shaqiri tha se detyra u përmbush, por u duhet të përmirësohen dukshëm
“Donim të nisnim mirë. Por duhet thënë se të dyja skuadrat nuk patën një lojë të veçantë në fillim. Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë. Krijuam më shumë raste dhe arritëm të bënim 1-0. Në fund mund të ishte 2-0 ose 3-0 nëse do t’i shfrytëzonim më mirë shanset tona. Në fund, ajo që ka vërtet rëndësi është se ne arritëm të fitonim ndeshjen e parë. Detyra e parë është përmbushur, por tani duhet të përmirësohemi dukshëm”, tha Shaqiri.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...