Shangai: Federer në çerekfinale, pas një testi të vështirë nga Goffin


Gazeta Express
10 Tetor 2019 14:55

Roger Federer u testua si rrallë herë më parë nga David Goffin, por ia doli ta mundë belgun dhe të kalojë në çerekfinale të turneut ATP Masters të Shangait, të enjten.

Federer i mbrojti pesë set poena në setin e parë për të kaluar në çerekfinalen e 87-të në karrierën në ATP Masters 1000, raporton Gazeta Express.

Zvicerani triumfoi 2:0 me sete 7:6 (7), 6:4. Federer do të takohet me fituesin e duelit mes Alexander Zverev dhe Andrey Rublev.

Te fundit


Kthehu lart