Shala: Unë e kam propozuar taksën 100%


Gazeta Express
21 Gusht 2019 0:04

Minsitri i Tregtisë dhe Industrisë në largim, Endrit Shala, është i ftuar sonte në emisionin DPT te Fidani në T7.

Shala ndër të tjera në këtë takim ka folur edhe për çështjen e taksës ndaj prodhimeve serbe dhe aty boshnjake.

“Nisma ka propozu taksën për produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina por këtë e kemi bërë në konsultime me partnerët e koalicionit”, ka thënë Shala.

“Unë e kam propozuar, si Ministër i Tregtisë dhe Industrisë, së pari taksën 10%  dhe pastaj 100%”

Tutje Shala thotë se ka marrur masa që të ndalohen të gjitha produktet që kanë mbishkrimin Kosova dhe Metohija nëpër territorin e Kosovës./Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart