Shala: Sot u rinkonfirmua aleanca mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe


Gazeta Express
4 Tetor 2019 23:17

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Ferat Shala me numër 31, ka thënë përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook se sot në Prishtinë zemra rrahu me Partinë Demokratike të Kosovës. Gjithashtu tha se sot u rikonfirmua aleanca e përjetshme e Kosovës me Britaninë e Madhe.

“Të gjitha rrugët sonte çonin në sheshin Zahir Pajaziti. Zemra e Kosovës sonte rrahu me Partinë Demokratike të Kosovës”, shkruajti Ferat Shala i PDK’së.

Pikërisht në sheshin “Zahir Pajaziti”, Shala tha se edhe një herë u rikonfirmua aleance e përjetshme në mes të shtetit të Kosovës dhe Britanisë së Madhe.

“Në sheshin “Zahiri Pajaziti” sonte edhe një herë u rikonfirmua aleanca e përjetshme e Kosovës me Britaninë e Madhe”, ka shkuar Shala në Facebook.

Ai nuk harroi as ta falënderoj Britaninë e Madhe dhe James Whartonin.

“Thank you Great Britain, thank you James Wharton”, falënderoi Shala.

Krejt në fund Shala uroi PDK’në dhe Veselin për fitoren e Kosovës.

“Urime PDK, urime Kadri Veseli! Fitorja është e krejt Kosovës”, shkruajti Shala.  

Te fundit


Kthehu lart