Shala: Nëse ka dëm nga zhbërja e Gjykatës Speciale, faji bie mbi ata që e kanë votuar - Gazeta Express
string(83) "shala-nese-ka-dem-nga-zhberja-e-gjykates-speciale-faji-bie-mbi-ata-qe-e-kane-votuar"

Shala: Nëse ka dëm nga zhbërja e Gjykatës Speciale, faji bie mbi ata që e kanë votuar

Gazeta Express

05/08/2020 23:53

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Shala, ka thënë se do të votonte për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

“Unë votoj për ta zhbërë”, ka deklaruar ai në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7.

Lexo Edhe:

“Atëherë s’kam votuar për ta bërë”, ka thënë ai, duke kujtuar votimin në Kuvend vite më parë.

Shala ka thënë se nëse Kosova do të pësonte nga zhbërja e mundshme e Speciales, përgjegjësinë do të duhej ta merrnin ata që e votuan atë.

“Nëse ka dëm nga zhbërja, faji bie mbi ata që e kanë votuar”, është shprehur ai. /Express/