Shala në Frontal: Nuk ka krizë në mes AAK-së dhe NISMA-s


Gazeta Express
11 Korrik 2019 17:57

Deputeti nga radhët e NISMA-s Socialdemokrate, Haxhi Shala, të enjten në një lidhje direkte në emisionin Frontal të T7, e ka mohuar se ekziston një krizë në mes të dy partive AAK-së dhe NISMA-s.

“Nuk ka krizë mes dy partive. Asnjëherë nuk ka pasur deri me tani. Vetëm nuk me kanë pëlqyer fjalët e Muharrem Nitajt”, deklaroi ai.

Deputeti nga radhët e AAK-së, Muharrem Nitaj, kishte deklaruar që i pari i NISMA-s, Fatmir Limaj, mund të kthehet ne Partinë Demokratike të Kosovës.

Kurse Shala kishte reaguar ndaj pohimeve të Nitajt, duke thënë se ai si deputet, nuk duhet të flas me fjalë të Çarshive. Madje, Nitajn në një status në Facebook, e quajti edhe si zëdhënës i shpifësve dhe mashtruesve.

Ndërsa, Shala ka thënë se këto fjalë i tha si analist, dhe jo si deputet i Parlamentit të Kosovës. Ndërsa, Shala ka shtuar se ai status në rrjetin social Facebook, ka qenë reagim i momentit.

“E kam thënë si analist e jo si deputet. Ka qenë një reagim i momentit. Ne jemi deputet e nuk guxojmë të flasim fjalë të çarshive.”

Ky është statusi i publikuar të martën në Facebook nga Shala.

“Veç në Kosovë ndodh që një deputet në debat politik të një televizioni me frekuencë kombëtare shërbehet me fjalë të çarshive për të bërë goditje të ulëta, siç e tha Muharrem Nitaj. Ai sonte na tregoi se edhe në tv edhe në parlament, kur flet, si argument dhe bazë e fjalimeve të tij janë fjalët e çarshisë ose me thënë më shqip thashethemet, e bëhet zëdhënës i shpifësve e mashtruesve. Për keqardhje në çfarë niveli bie një deputet. Edhe një gjë Muharrem me i fol fjalët e çarshisë çka flitet për ju nuk ishi dal hiq ne tv po ne as nuk merremi e as nuk përdorim fjalët e çarshisë. Nuk jemi të tillë shyqyr që nuk jemi të tillë. – H.SH”

Te fundit


Kthehu lart