Deputeti Endrit Shala, është përplasur me kryesuesn e Kuvendit Arbërie Nagavci, pasi kjo e fundit ia dha fjalën Shalës, si deputet i pavarur pa grup parlamentar pasi që Nisma për Kosovën nuk ka Grup Parlamentar pas daljes së deputetit Haxhi Shala në grupin parlamentar të AAK’së.
Deputeti Shala i ka kërkuar Nagavcit që të mos jap komente tjera pasi ai është deputet i Nismës për Kosovën, raporton Gazeta Express.
“Unë nuk jam i pavarur, mos jep komente, kur të folsh në raport me mu ki kujdes, ju nuk keni të drejtë të më jepni mbiemra tjerë, unë e kam emrin Endrit Shala dhe jam deputet i Nismës”, ka thënë deputeti Shala.
Shala është përplasur edhe me deputetin tjetër të VV’së, Salih Zyba duke i thënë se nuk e kishte reagimin me të dhe nëse nuk dëshiron të dëgjojë të fusë kufjet në vesh.
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...