Kandidati nga diaspora për deputet nga radhët e PDK-së, Shaip Kadirjaj, ka pritur në Aeroportin e Prishtinës bashkatdhetarë të ardhur nga mërgata për të marrë pjesë në zgjedhje dhe për të mbështetur Partinë Demokratike të Kosovës.
Kadirjaj ka publikuar edhe një video në profilin e tij në Facebook, ku shihen mërgimtarët që kanë ardhur në mënyrë të organizuar në Kosovë.

Në mesazhin e tij, ai shkroi:
“Mirë se erdhët bashkatdhetarë nga mërgata për t’i thënë STOP krizës!”
Sipas tij, mobilizimi i mërgatës është dëshmi e përkrahjes së madhe për ndryshim dhe për vizionin e PDK-së për Kosovën.
Shell Kosova ka lansuar në Kosovë karburantet e reja dhe të përmirësuara Shell V-Power, në një event special të organizuar...