Sezoni i ri, Real Madridi i vjetër - fiton Super Kupën e Europës - Gazeta Express
string(61) "sezoni-i-ri-real-madridi-i-vjeter-fiton-super-kupen-e-europes"

Sezoni i ri, Real Madridi i vjetër – fiton Super Kupën e Europës

Futboll

Gazeta Express

10/08/2022 22:55

Real Madrid ka treguar së është ekspert për të fituar finalet. E tillë ishte edhe ndeshja e sotme ku Real Madridi fitoi trofeun e parë për këtë vit duke e mposhtur Eintracht Frankfurtin. David Alaba (37) dhe Karim Benzema (65) ishin golashënuesit e Los Blancos sonte

Real Madridi e ka nisur sezonin e ri aty ku e përfundoi vitin e kaluar – duke fituar trofe.

Lexo Edhe:

Los Blancos, si fitues të Ligës së Kampionëve të edicionit të kaluar, kanë qenë dominues kundër Eintracht Frankfurtit të cilët fituan Europa Ligën, garën e dytë më të rëndësishme në Europë.

Fillimi i pjesës së parë ishte shumë më i mirë për Eintrachtin e Frankfurtit ku Daichi Kamada (14) merr një pasim të mirë dhe godet për të shënuar por aty ishte Thibaut Courtois duke ia mohuar golin atij.

Tre minuta më vonë pranë golit ishte edhe Vinicious Junior i Real Madridit, ai goditi, por edhe pse topi kaloi portierin aty ishte Tuta për të bërë një intervenim bravuroz dhe duke ja mohuar kështu golin brazilianit.

Ansgar Knauff i Frankfurtit u gjend përsëri në një situatë ideale një me një për të shënuar në minutën e 24-të të ndeshjes, por Courtois ishte aty dhe bëri një intervenim të bukur për ta shpëtuar portën e tij.

Real Madridi ishin më të rrezikshëm në minutat në vazhdim dhe ishte përsëri Vinicious Junior që godit në minutën e 37 por aty ishte në vend për ta pritur Trap goditjen duke devijuar topin në goditje nga këndi.

Në të njëjtën minutë Los Blancos do të shënonin. Casemiro gjen të lirë David Alabën i cili nuk e pati të vështirë të shënojë pasi që mbrojtja e Frankfurt totalisht ra gjatë këtij aksioni.

Real ka mundur që të avancojë edhe në 2-0 gjatë pjesës së parë kur Toni Kroos pasoi një top të mirë për Karim Benzeman, i cili goditi por goditja e tij përfundoj jashtë portës.

Në pjesën e dytë Reali menjëherë u treguan të rrezikshëm.

Përsëri ishte Vinicious Junior që në minutën e 55-të golin ia mohoi Kevin Trapp. Casemiro do të bënte një goditje të fuqishme në minutën e 61-të, por golin atij ia mohoi shtylla.

Knauff i Frankfurtit përsëri ishte në rast ideal për të shënuar tre minuta më vonë por prapë në vendin e duhur ishte Courtois.

Pikërisht pas këtij aksioni Real Madridi organizon një sulm të mirë që vije të goli i dytë. Vinicious Junior ishte ai që pasoi për Karim Benzema e ky shënoi një gol mjeshtëror për t’i dhënë qetësi kampionit të Europës drejt rrugës së trofeut të parë në sezonin e ri.

Pas këtij goli, Los Blancos e kishin lojën nën kontroll dhe nuk lejonin shumë hapësira depërtuese për skuadrën gjermane.

Në fund, Reali e fiton trofeun e parë për sivjet pasi mposht në Super Kupën e Europës, Eintrachtin e Frankfurtit, për të filluar kështu me këmbë të mbarë sezonin e ri 2022/23. /GazetaExpress/