Sezoni i ri i Termokos, Rama: Kemi kyçur 40 mijë qytetarë në 8900 njësi të reja banimi, jemi gati për tetor - Gazeta Express
string(104) "sezoni-i-ri-i-termokos-rama-kemi-kycur-40-mije-qytetare-ne-8900-njesi-te-reja-banimi-jemi-gati-per-tetor"

Lajme

Gazeta Express

17/09/2023 13:07

Sezoni i ri i Termokos, Rama: Kemi kyçur 40 mijë qytetarë në 8900 njësi të reja banimi, jemi gati për tetor

Lajme

Gazeta Express

17/09/2023 13:07

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për kyçjet e reja që janë bërë sivjet në sistem të ngrohjes të Termokos, derisa ka thënë se janë bërë përgatitjet që gjithçka të fillojë si duhet në tetor, raporton Express.

Rama ka bërë me dije se gjatë këtyre muajve, kanë kyçur në sistem të ngrohjes 40 mijë qytetarë në 8 mijë e 900 njësi të reja banimi. Poashtu ka thënë se kanë zgjeruar dhe rehabilituar rrjetin në tetë lagje të kryeqytetit.

Lexo Edhe:

“Gjatë këtyre muajve kemi kyçur 40.000 qytetarë në 8900 njësi të reja banimi. Kemi zgjeruar, rehabilituar dhe densifikuar rrjetin në 8 lagje të Kryeqytetit. Mati 1, Arbëri, Dodona, Ulpianë, Qendër, Dardani, Bregu i Diellit, Qafa. Përgatitjet janë bërë që gjithçka të fillojë si duhet në Tetor.  Kyçjet e reja do të kontribuojnë në kursim të energjisë dhe ruajtjes së ambientit në mënyrë që të kemi një Prishtinë sa më të gjelbër”, ka shkruar Rama.