Sevilla mund ta blejë Suson - Gazeta Express
string(27) "sevilla-mund-ta-bleje-suson"

Gazeta Express

14/07/2020 17:20

Sevilla mund ta blejë Suson

Gazeta Express

14/07/2020 17:20

Milani është i gatshëm ta shesë mesfushorin ofanziv spanjoll për 21 milionë euro. Këtë sezon, futbollisti i krahur të djathtë është duke e kaluar në formë huazimi tek klubi nga La Liga

Suso pritet të largohet përfundimisht nga Milani.

Lexo Edhe:

Futbollisti spanjoll po e kalon këtë sezon në formë huazimi tek Sevilla.

Dhe, mediumi “Sky Italia” siguron se përfaqësuesi spanjoll do ta kompletojë kalimin tek Sevilla për 21 milionë euro.

Klubi i La Ligas e kishte huazuar 26 vjeçarin për 18 muaj, me opsion të blerjes në janar të viti që vjen, përcjell Gazeta Express.

Kjo marrëveshje e përfshinte kualifikimin e Sevillës në Ligën e Kampionëve.

Dhe, ky klub e siguroi një gjë të tillë pas fitores ndaj Mallorcas të dielën.

Suso e kishte nisur mirë eksperiencën tek Milani, por më pas pati rënie të formës dhe u largua nga “San Siro”. /Gazeta Express/