Sevilla i kërkon 70 milionë euro për të shumëkërkuarin nga Chelsea - Gazeta Express
string(66) "sevilla-i-kerkon-70-milione-euro-per-te-shumekerkuarin-nga-chelsea"

Sevilla i kërkon 70 milionë euro për të shumëkërkuarin nga Chelsea

Futboll

Gazeta Express

01/08/2021 23:28

Chelsea nuk është i kënaqur me kërkesën që Sevilla ka bërë për Jules Kounde.

Mundo Deportivo ka bërë të ditur se londinezët janë informuar se do të duhet të paguajnë 70 milionë euro  për të siguruar Kounde këtë verë.

Lexo Edhe:

Gara për qendërmbrojtësin francez është më e ndezur se kurrë, edhe pse Manchester United mund të jetë tërhequr pak pas blerjes së Raphael Varane.

Është e qartë se klubi spanjoll nuk do të heqë dorë nga 22-vjeçari, por ky i fundit është gati për një aventurë të re.

Londinezët po mendojnë të përfshijnë Kurt Zouma në operacion për të ulur çmimin, por lojtari i Chelsea-t preferon të transferohet te West Ham nëse do të largohet nga Stamford Bridge.