Setien, i shqetësuar për Barcelonën e jo për Real Madridin: S’është punë e jona - Gazeta Express
string(76) "setien-i-shqetesuar-per-barcelonen-e-jo-per-real-madridin-seshte-pune-e-jona"

Setien, i shqetësuar për Barcelonën e jo për Real Madridin: S’është punë e jona

Gazeta Express

09/07/2020 8:55

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, nuk po shqetësohet për Real Madridin, por për skuadrën e tij, që e zvogëloi epërsinë e madrilenëve në 1 pikë në krye të tabelës pas fitores me rezultat 1:0 kundër Espanyolit të mërkurën.

Barcelona dhe Espanyoli mbetën me nga dhjetë lojtarë në këtë ndeshje në Camp Nou, para se sulmuesi Luis Suarez ta shënonte golin e fitores në minutën e 56-të të ndeshjes, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Barcelona ka luajtur në një ndeshje më shumë sesa rivali i vet, Real Madridi, që është një pikë përpara në tabelë, përkundër që e ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Los Blancos do ta luajnë ndeshjen e kësaj xhiroje të premten, kundër Deportivo Alavesit.

Por, Setien refuzon të shqetësohet për skuadrën e Zinedine Zidane, tani që Real Madridit i kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund të ligës.

“Nuk është punë e jona. Ne duhet të shqetësohemi vetëm për vete”, ka thënë trajneri i Barcelonës, në një intervistë të dhënë për Movistar pas ndeshjes.

“Do ta shohim se çfarë do të bëjë Real Madridi”. /Gazeta Express/