Serwer- senatorit amerikan: Vuçiq të tha ta telefonoje pas 60 ditësh, a është përgjigjur? - Gazeta Express
string(85) "serwer-senatorit-amerikan-vuciq-te-tha-ta-telefonoje-pas-60-ditesh-a-eshte-pergjigjur"

Serwer- senatorit amerikan: Vuçiq të tha ta telefonoje pas 60 ditësh, a është përgjigjur?

Lajme

Gazeta Express

02/07/2022 8:35

Në muajin prill, në Kosovë dhe Serbi kishin qëndruar për vizitë një grup senatorësh amerikanë. Një ndër ta kishte qenë edhe Chris Murphy i cili kishte ardhur për të disatën herë në rajon. Në bisedën që kishte pasur në Beograd me presidentin e Serbisë, ky i fundit i kishte thënë senatorit amerikan se duhej ta telefononte pas 60 ditësh për çështjen e qëndrimit të Beogradit karshi Rusisë, raporton Express.

Këtë gjë është kujdesur që t’ia rikujtojë Murphyt, analisti amerikan, Daniel Serwer, duke i thënë Murphyt nëse ka biseduar me Vuçiqin dhe nëse ky i fundit është përgjigjur në pyetjen se “ a do të qëndroni me kombet demokratike dhe do të sanksiononi Rusinë, apo do të vazhdoni të luani me të dyja palët?”, raporton Express.

Lexo Edhe:

“Chris Murphy, Aleksander Vuçiq  tha se duhet ta telefononi për 60 ditë, që ishte javën e kaluar. A i është përgjigjur ai pyetjes suaj, e cila ishte: “a do të qëndroni me kombet demokratike dhe do të sanksiononi Rusinë, apo do të vazhdoni të luani me të dyja palët?”, ka shkruar Serwer.