Servet Pëllumbi: Nuk ka pse bëhen zgjedhje të parakohshme, situata nuk është e jashtëzakonshme


Gazeta Express
23 Mars 2019 12:07

Duke pranuar se nuk ka asgje te jashtezakonshme ne vend, duke thumbuar ish-kryeministrin Berisha se i eshte vjeteruar jeleku antiplumb, ish-kryetari i Kuvendit, socialisti Servet Pellumbi ka thene prere sot se nuk ka asnje arsye per zgjedhje te parakohshme ne Shqiperi.

Ne nje deklarate per mediat, para se te futej ne Kongresin e PS-se, Pellumbi, nuk ka bere koment per deklaratat e forta te bera nga Presidenti i vendit, Ilir Meta, por nje vleresim e ka ndare, teksa i ka quajtur ato “deklarata ne panik”.

pellumbi

Situata ne vend 

“Sa i takon situates, une mendoj se nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme, këto situata ndodhin edhe në vende të tjera, pershembull, jelekverdhët në Francë kanë 5 muaj dhe Macroni vazhdon punën i qetë. Ata kanë të drejtë të protestojnë, kur e teprojnë shteti vepron me mjetet që i lejon ligji. Në Shqipëri nuk janë jelekverdhë, biles edhe jeleku antiplumb i Berishës është vjetëruar”, tha Pëllumbi

Zgjedhje te parakoshme? 

“Nuk ka pse bëhen zgjedhje të parakohshme, në kushtetutë është shume e qarte, zgjedhjet bëhen një herë në 4 vjet dhe mund të bëhen zgjedhje të parakohshme kur humbet mazhorancës qeverisëse, nuk qeveris dot dhe nuk miraton dot një ligj, derisa një kusht të tillë nuk e kemi nuk ka pse të ketë zgjedhje te parakohshme, është mundim i madh për popullin dhe minus për demokracinë”.

Zgjedhje lokale pa opoziten? 

Pyetjes nese mund te mbahen zgjedhje lokale pa opoziten Pellumbi pergjigjet pa asnje hezitim, po.

“Mirë është të jetë opozita, por opozita nuk jane ata që dalin e rrethojnë parlamentin, opozita është atje poshte tek populli. keto jane zgjedhje administrative, i zgjedh populli per hallet e veta, marrin nuk marrin pjesë forcat politike populli do votojë të zgjedhë përfaqësuesit e vet, qofshin të pavarur apo partiake”, tha ai.

Per deklaratat e Metes 

I pyetur për deklaratat e presidentit Ilir Meta se është gati të sakrifikojë mandatin, majde edhe jeten, Pëllumbi u pergjigj: “Shiko, deklaratat që kanë panik nuk komentohen”.

Mesazhi per Kongresin 

“Ky kongres pritet të japë një mesazh të fortë për qeverisjen e mazhorancës socialiste, që është me vlerë të madhe për vendin dhe të ardhmen integruese të Shqipërisë. E dyta, them se do të japë një mesazh për fitoren e 30 qershorit, mesazh që delegatët dhe ne të ftuarit do ta çojmë anembanë Shqipërisë, keshtu eshte”, tha ai.

Te fundit


Kthehu lart