Serbia vazhdon presionin ndaj serbëve të Kosovës për ta votuar Listën Srpska, angazhon ish-policët e dorëhequr - Gazeta Express
string(110) "serbia0-vazhdon-presionin-ndaj-serbeve-te-kosoves-per-ta-votuar-listen-srpska-angazhon-ish-policet-e-dorehequr"

Lajme

Gazeta Express

12/10/2025 15:24

Serbia vazhdon presionin ndaj serbëve të Kosovës për ta votuar Listën Srpska, angazhon ish-policët e dorëhequr

Lajme

Gazeta Express

12/10/2025 15:24

Serbia edhe sot që po mbahen zgjedhjet komunale në tërë Kosovën, ka vazhduar presionin e saj ndaj qytetarëve të komunitetit serb për të dalë dhe për të votuar.

Lidhur me këtë, Gazeta Express, mëson nga burimet e saj se Serbia ka mobilizuar ish-pjesëtarët e Policisë së Kosovës, serbë, që kishin dhënë dorëheqje nga detyrat e tyre në nëntor të 2022.

Presioni ndaj serbëve, po bëhet në mënyrë që këta të fundit ta votojnë Listën Serbe.

Për këtë, Express ka siguruar edhe një foto ku shihen ish-policët Darko Filipovic (vëllai i Aleksandar Filipovic) dhe Bojan Barac.

Në këtë foto, Darko Fillipoviq është personi të cilit i shihet edhe fytyra.

Për këto ndërhyrje ka pasur reagime të shumta si brenda institucioneve të Kosovës, po ashtu edhe nga të tjerët, si rasti i raportuesit të Kosovës në Parlamentin Evropian, Riho Terras.

Ndryshe, Aleksandar Filipovic ka qenë shef operacioneve në Policinë e Kosovës për rajonin verior. Të njëjtin, autoritetet e sigurisë së Kosovës e kanë lidhur me shërbimet serbe të sigurisë. Ai ishte integruar në Policinë e Kosovës nga Ministria e Brendshme e Serbisë bazuar në Marrëveshjen e Brukselit.