Serbia vendos t’i vaksinojë edhe të huajt që jetojnë aty, përfshirë këtu edhe shqiptarët - Gazeta Express
string(86) "serbia-vendos-ti-vaksinoje-edhe-te-huajt-qe-jetojne-aty-perfshire-ketu-edhe-shqiptaret"

Lajme

Gazeta Express

03/02/2021 12:19

Serbia vendos t’i vaksinojë edhe të huajt që jetojnë aty, përfshirë këtu edhe shqiptarët

Lajme

Gazeta Express

03/02/2021 12:19

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Shëndetësisë, Mirsad Derlek, tha se shtetasit e huaj që kanë një vendbanim në Serbi mund të vaksinohen kundër COVID-19, duke mos ndarë këtu as shtetasit shqiptar, raportojnë mediat serbe, transmeton Gazeta Express.

Kur u pyet nëse shtetasit e huaj mund të vaksinohen në Serbi dhe cila është procedura, Djerlek tha se të gjithë shtetasit e huaj që kanë një vendbanim në Serbi, si dhe shtetasit e Serbisë, mund të aplikojnë përmes qeverisjes elektronike.

“Ata do të ftohen sipas vendbanimit për t’u vaksinuar në qendrën më të afërt të vaksinimit – tha Đerlek pas takimit të Ministrit të Shëndetësisë me drejtorët e spitaleve të COVID’it.

Advertisement
Advertisement
Advertisement