Serbia vazhdon armatosjen, Vulin prezanton blerjet e reja


Gazeta Express
18 Maj 2019 12:06

Ministri i Mbrotjes së Serbisë, Aleksander Vulin, ka prezantuar sot disa mjete të reja luftarake të cilat i ka blerë Serbia.

Vulin ka thënë se Serbia është duke blerë teknikën më të re të armëve, në mënyrë që ushtria serbe të jetë më e fuqishme.

“Gjithë këto makina të reja, janë blerë që ushtria e Serbisë të jetë më moderne dhe më e fuqishme”, ka thënë ai, shkruan ‘telegraf’, transmeton Gazeta Express.

Ditë më parë në Serbi kishin arritur edhe disa helikopterë dhe mjete të tjera luftarake të cilat Serbisë i kishin arritur nga Rusia.

Ato më pas ishin prezantuar në paradën ushtarake, në të cilën kishte folur edhe Vuçiq.

Ai kishte thënë se ato nuk po i blejnë për të sulmuar dikë, por do të përdoren në rast se Serbia sulmohet nga dikush.

E këtë paradë ushtarake e kishte udhëhequr një kriminel serb i dënuar për krime lufte gjatë luftës së fundit në Kosovë, gjë që u kritikuar edhe nga ambasadori i SHBA-së në Beograd, Kyle Scott/GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart