Serbia shënon shifra rekorde, 13 viktima dhe 344 raste të reja me koronavirus - Gazeta Express
string(76) "serbia-shenon-shifra-rekorde-13-viktima-dhe-344-raste-te-reja-me-koronavirus"

Serbia shënon shifra rekorde, 13 viktima dhe 344 raste të reja me koronavirus

Gazeta Express

14/07/2020 17:33

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi kanë ndërruar jetë 13 pacientë me Covid-19 kurse janë regjistruar 344 raste të reja.

Brenda 24 orëve të fundit në Serbi janë realizuar 8.659 testime, ndërsa për momentin ka 4.574 raste aktive.

Lexo Edhe:

Sipas statistikave të fundit 203 pacientë brenda ditës janë shtrirë në spital, kurse 170 pacientë janë kyçur në respiratorë, njoftojnë nga Qendra e Shëndetit Publik në Serbi.