Serbia shënon edhe 13 viktima nga koronavirusi - Gazeta Express
string(46) "serbia-shenon-edhe-13-viktima-nga-koronavirusi"

Serbia shënon edhe 13 viktima nga koronavirusi

Gazeta Express

14/07/2020 18:51

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 13 persona nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri. Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 418 viktima.

Shtabi i Krizës në Serbi njoftoi se janë regjistruar edhe 344 raste të reja të të infektuarve. Rezultatet dolën nga 8.659 testimet e kryera për koronavirus.

Lexo Edhe:

Ministri i Shëndetësisë në Serbi, Zllatibor Lonçar tha se këto të dhëna flasin vetë se sa serioze është situata.

“Kapacitetet në spitalet e Beogradit janë në maksimumin e tyre. Të gjitha spitalet për pacientët me COVID-19 janë mbi 90 për qind të mbushura. Gjatë ditës, Instituti për Reumatologji do të fillojë të punojë me kapacitete të reja”, deklaroi Lonçar.

Deri më tani, gjithsej 18.983 raste me koronavirus janë regjistruar në Serbi.