Serbia kidnapon tre policë brenda territorit të Kosovës, i nis drejt Beogradit - Express sjell fotografitë - Gazeta Express
string(103) "serbia-kidnapon-tre-police-brenda-territorit-te-kosoves-i-nis-drejt-beogradit-express-sjell-fotografite"

Lajme

Gazeta Express

14/06/2023 14:47

Serbia kidnapon tre policë brenda territorit të Kosovës, i nis drejt Beogradit – Express sjell fotografitë

Lajme

Gazeta Express

14/06/2023 14:47

Tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë kidnapuar dhe arrestuar sot nga njësia e policisë ushtarake e Forcave të Armatosura serbe “Kobra”. Lajmi fillimisht u dha në mediumin “Novosti”, i afërt me presidentin serb Vuçiq.

Informacionin për arrestimin e tre policëve nuk e kanë konfirmuar akoma autoritetet e Republikës së Kosovës, mirëpo Gazeta Express mësoi nga burimet e saj se tre policët janë kidnapuar dhe më pas janë nisur për në Beograd.

Kidnapimi i tyre ka ndodhur brenda territorit të Republikës së Kosovës si dhe vetura është gjetur brenda territorit tonë.

Express sjell fotografitë nga kidnapimi i policëve: